Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, del i pafuqishëm për të bindur zëvendësin e tij për ta respektuar një prej gjërave më të rëndësishme, që është shtetësia.
Zëvendësministri dhe ministri i Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal, Goran Rakic, po zhvillon takime pa simbole shtetërore, shkruan Reporteri.net.
Kjo gjë u pa në takimin e djeshëm me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, por edhe në një takim të sotëm me ambasadorin britanik, Nicholas Abbot. Flamuri mungoi, po ashtu, edhe në takimin me shefen e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova. Asnjë nga këta diplomatë nuk e përmendën këtë çështje.
E lajmi për heqjen e flamujve nga zyra qëndrore e shtetit, e mori dhenë edhe në Serbi, ku media e Beogradit përqeshën shtetin kosovar.
Sidoqoftë, Goran Rakic është shprehu vazhdimisht kundër shtetësisë së Kosovës dhe nuk ka hezituar të thotë hapur se përfaqëson interesin e shtetit serb.
Ndryshe, Lista Serbe është në Qeveri me dy ministri. Përveç Goran Rakic, ministër është edhe Dalibor Jevtic./Reporteri.net