Mikrobiologu Lul Raka ka folur pasi mbrëmë një person e kërcënoi se do ta digjte për së gjalli së bashku me familjen e tij, në rast se e propozon rikthimin e karantinës.
Raka ka thënë se nuk do të ndalet duke punuar, pavarësisht kërcënimit. Ai ka shtuar se nuk e njeh kërcënuesin dhe nuk e di nëse Policia ka arritur ta identifikojë atë.
Në mesazhin e publikuar në Facebook, një person i drejtohet Rakës me fjalët: “O magjup, me bo me na shti në karantinë prapë, kam me të kallë për së gjalli me krejt familjen”.
Policia ka konfirmuar se tashmë ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.