Nga 29 raste me Coronavirus, 13 prej tyre ishin nga Prishtina. Pas kësaj ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti transmeton Reporteri.net.
Ai ka thënë se situate është e menaxhueshme por ka apeluar për kujdes. Ahmeti ka thënë se lajmi i mirë është se fëmijët e çerdheve kanë dalë negative.
Ky është reagimi i plotë i kryetarit Ahmeti:
29 raste të reja e 13 raste në Prishtinë. E pritshme. Pas 10 rasteve të reja të dielen keto tre ditë janë testuar mbi 200 kontakte të këtyre personave. Testimet janë bo tre ditë rresht dhe realisht kemi pritur numër edhe më të madh. Tani vetëizolim dhe ndalesë e përhapjes.
Lajm i mirë, që fëmijët e çerdheve janë testuar negativ. Kjo na lejon që çerdhet Lulevera dhe Buzëqeshja të rihapen pa klasët e testuara.
Situata është e menaxhueshme. Ju lutemi për distancë dhe maska.
#mosdilpamaske
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.