×
  • Lajme
  • Lajme

    Lebet e cilëson të papranueshme gjuhën denigruese ndaj Vjosa Osmanit

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 19:52

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë Jean Hubert-Lebet.


    “Në këtë takim, në të cilin u diskutuan çështje të bashkëpunimit mes dy vendeve, u ritheksuan edhe një herë raportet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe u ritheksua përkushtimi për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve. Shteti i Zvicrës, si njëri ndër vendet e para të cilat e kanë përkrahur pavarësinë e Kosovës, vazhdon të përkrahë jetën demokratike në Kosovë”, njofton Kuvendi i Kosovës.

     

     

    Diplomati zviceran shprehu qëndrimin e vendit të tij për ta ndihmuar procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Sipas tij, shteti zviceran e përkrah normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe mbron fuqishëm paprekshëmërinë e kufijve.

    Ai shprehu mirëkuptimin e tij për qëndrimet e Osmanit për proceset politike në vend, si dhe përkushtimin e saj ndaj vlerave demokratike perëndimore.

    “Ne i japim mbështetje të pakursyer znj. Osmani në përkushtimin e saj dhe konsistencën në promovimin e vlerave demokratike”.

    Hubert-Lebet theksoi se gjuha denigruese ndaj një personaliteti me integritet të lartë dhe të pakorruptuar si Vjosa Osmani, vetëm për shkak të mospërputhjes në qëndrime politike, është e papranueshme.

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe ia shprehu mirënjohjen e saj dhe të Kuvendit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që Zvicra ia ka dhënë Kosovës.

    Ajo e shtroi domosdoshmërinë e bashkëpunimit me vendet mike për promovimin e mëtejmë të jetës parlamentare, procesin e dialogut dhe krijimit të paqes së qëndrueshme, si dhe shmangien e gjuhës së urrejtjes.

    Të dytë shprehën po kështu nevojën e një procesi transparent dhe të kujdesshëm për përzgjedhjen e avokatit të popullit, si institucion që kujdeset për afirmimin e të drejtave të njeriut dhe të një sistemi që siguron kontrollin e pushteteve dhe llogaridhënien. ​

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!