×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti thotë se zëvendësi i tij nuk i hoqi simbolet e Kosovës nga zyra: Është spekulim

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 21:59

    Kryeministri Avdullah Hoti i ka quajtur spekulime lajmet se zëvendësi i tij, nga Lista Serbe, Goran Rakiq I ka larguar nga zyra të gjitha simbolet e Republikës së Kosovës.


    “Është spekulim. Nuk qëndron. Sot kabineti im ka kontaktuar me zv.kryeministrin dhe të gjitha simbolet e shtetit të Kosovës janë aty ku kanë qenë. Në ditët e ardhshme do të vërtetohet se janë aty ku ishin”, tha ai në Rubikon të Klan Kosovës, transmeton Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!