Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar Kuvendi Komunal ka aprovuar themelimin e fondit për grante për bizneset e vogla dhe të mesme, transmeton Reporteri.net
Ky fond ka vlerën 5 milionë euro. Aplikimi për grante do të bëhet online. Ahmeti ka thënë se procedurat do të jenë shumë të thjeshta.
“Sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës u aprovua propozimi jonë për themelimin e fondit për grante për bizneset e vogla dhe të mesme në vlerë prej 5 milion Eurove. Aplikimi do të bëhet online dhe bizneset duhet të dëshmojnë humbjet nga covid19. Procedura do të jetë sa më e thjeshtë dhe transparente. Për të gjithe detajet do të njoftoheni me kohë. Falemnderit asambleistëve për voten për!”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.