Në Kosovë, sipas analizave të disa organizatave joqeveritare, gratë janë diskriminuar në tregun e punës gjatë kohës së pandemisë dhe kanë humbur më shumë vende pune sesa burrat.
Një studim i Institutit GAP tregon se vetëm gjatë muajit prill në Kosovë janë regjistruar mbi 32 mijë persona si të papunë ku një pjesë bukur e madhe e tyre janë gra, shkruan lajmi.net.
E nga rrjeti i grupit të grave për këtë thonë se pandemia ka thelluar pabarazinë gjinore në çështjet e punësimit.
Përfaqësuesit e këtyre organizatave i bëjnë thirrje qeverisë së re që kjo çështje të jetë pjesë e planit afatgjatë të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë.