×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tiranë: Shpërthen lënda plasëse në një lokal në orën 03:30 të mëngjesit

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 8:34

    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës, tek rruga ”Dëshmorët e 4 shkurtit” në Tiranë.


    Një lokali i është vendosur lëndë plasëse e cila ka shpërthyer në orën 03:30.

    ”Më datë 11.06.2020, rreth orës 03.30 të mengjësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën “Deshmoret e 4 shkurtit” ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese”, informon policia.
    Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale.

    Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!