×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina shënon 21-vjetorin e çlirimit, Orkestra Frymore e FSK-së parakalon në shesh

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 9:00

    Me rastin e 21-vjetorit të çlirimit të Prishtinës, sot do të mbahen disa aktivitete.


    Për në ora 08:45 është planifikuar që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të bëjë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. Pastaj, sot do të bëhet vizitë te Varrezat e Dëshmorëve.

    Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, do të bëhet ndarja e Çelësit të Qytetit për Sabri Fejzullahun.

    Ndërsa, sot gjatë ditës do mbahet performanca dhe parakalimi i Orkestrës Frymore të FSK-së, në sheshin ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë, në ora 12:00. Kurse, në ora 15:00 do të prezantohet brendi i platformës informuese turistike të Prishtinës.

    Dita e Çlirimit të Prishtinës, do të përmbyllet me një performancë muzikore Live në Facebook e Instagram, e cila është planifikuar të mbahet në ora 17:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!