×
  • Lajme
  • Botë

    Polici që akuzohej për rastin e George Floyd, lirohet nga burgu

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 10:05

    Thomas Lane, një nga katër policët nga Minneapolis që akuzohej për vdekjen e afro-amerikanit George Floyd, është liruar nga burgu pasi ka paguar kaucionin.


    Avokati i 37-vjeçarit, njëherit ish-polici Earl Gray ka konfirmuar se për Lane është paguar kaucioni në vlerë prej 750 mijë dollarë, që do të thotë që Lane obligohet të përmbush kushtet e caktuara me qëllim që të mos arrestohet sërish, transmeton Telegrafi.

    Mediat amerikane raportojnë se paratë janë mbledhur përmes internetit – donacioneve në PayPal, që ishte dedikuar një ueb-faqe enkas për mbledhjen e fondeve për lirimin e tij nga burgu.

    Në përshkrim të ueb-faqes shkruante se “kaucioni për Lane është padrejtësisht i lartë, dhe se nuk ka mundur të bëjë asgjë më shumë për ta shpëtuar Floydin”.

    Përveç tjerash, ai vazhdimisht do të përcillet, nuk do të guxojë të bartë armë zjarri e as të rikthehet në punë si polic.

    Kujtojmë që Lane është një nga tre policët nga Minneapolis që ndihmuan Derek Chauvinin në vrasjen e George Floyd. Që të katërt janë shkarkuar nga detyra, pasi që Floyd është shpallur i vdekur.

    Në anën tjetër Chauvin akuzohet për vrasje të shkallës së dytë dhe të tretë, derisa mbi Lane, Kuengan dhe Taon rëndojnë akuzat për ndihmë në vrasje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!