×
  • Lajme
  • Lajme

    Betohen 4 deputetët e rinj, 3 nga LDK, 1 nga NISMA

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 10:40

    Janë betuar 4 deputetët e rinj, të cilët zëvendësojnë deputetët e deritashëm të Kuvendit, e të cilët kanë marrë poste në Qeverinë Hoti.


    Deputetët e rinj nga LDK janë Visar Hoti, Ismet Beqiri dhe Faton Bislimi, të cilët kanë zëvendësuar Driton Selmanaj, Arban Abrashi e Armend Zemajn, shkruan Reporteri.net.

    Pjesë e Kuvendit është bërë edhe Arbëreshë Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate, e cila ka zëvendësuar deputeten e deritashme, Albulenë Balaj – Halimaj, e cila është emëruar zëvendëskryeministre.

    Qeveria Hoti u votua më 3 qershor në Kuvendin e Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!