Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti ta shkarkojë zv.kryeministrin Goran Rakiç pasi tha se ky i fundit nuk ka respektuar simbolet e shtetit në takimet e fundit.
“Simbolet janë ta pancenueshme, lajmet janë të pavërteta. Simbolet e shtetit janë ashtu siç kanë qenë, mund ta verifikoni edhe vet”, tha Hoti, shkruan Reporteri.net.
Reagoi deputeti Lushtaku i cili tha se realiteti është tjetër.
“Mund të flasim çka të duam, por realiteti është tjetër. Duhet ta shkarkoni këtë ministër se nuk ka respektuar simbolet shtetërore”, tha Lushtaku.
Reagoi kryeministri Hoti i cili ftoi deputetin Lushtaku që të verifikojë një gjë të tillë edhe vet.
“Mund ta verifikoni vetë. Keni çasje në të gjitha zyrat. Unë kam kontaktuar vetë me zv.kryeministrin. Simbolet e Kosovës në zyrën e tij, janë aty ku kanë qenë dhe do të mbesin aty. Nuk e di nëse e ka ndërruar pozitën kur është fotografuar”, ka thënë Hoti. /Reporteri.net/.