×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i thotë “JO” Hotit për “Forumin e Liderëve” që e propozoi për dialogun me Serbinë

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 12:06

    Kryeministri Avdullah Hoti i ka dërguar para dy ditëve letër kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, për të diskutuar për dialogun me Serbinë.


    Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, përmes një shkrimi në Facebook, ndërkaq bën të ditur se se nuk iu janë përgjigjur ftesës së Hotit dhe nuk do të marrin pjesë në takimet e thirrura nga kjo qeveri.

    “Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kemi pranuar një letër para dy ditësh ku ftohej Kryetari i LVV, Albin Kurti që të diskutojë me qeverinë aktuale për dialogun e ardhshëm me Serbinë. Një qeveri e varur dhe mundësuar nga votat e Listës Serbe dhe e formuar nga Thaçi e për të si dhe një qeveri që ia heq shtetit të Kosovës reciprocitetin me Serbinë nuk ka as kredibilitet as legjitimitet. Prandaj ne nuk i jemi përgjigjur asaj ftese sepse nuk do të jemi pjesë të këtyre takimeve”, ka shkruar ai në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    https://www.facebook.com/arlindman/posts/10158505300803698

     

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar mekanizmin e tij për dialogun me Serbinë, i cili pritet të çojë drejt një marrëveshjeje përfundimtare për paqe mes dy vendeve. Shefi i ekzekutivit kosovar ka propozuar një “forum të liderëve” për bisedimet me palën nga Beogradi.

    Hoti, i ka ftuar partitë opozitare të vendit që t’i bashkohen nismës së tij.

    Nuk dihet ende nëse PDK do ta pranoj ftesën e Hotit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!