×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U shkatërruan nga tërmeti, Rama nga Fushë-Kruja: Nis rindërtimi i 129 shkollave

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 13:01

    Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin për Rindërtimin, Arben Ahmetaj kanë zhvilluar ditën e sotme një inspektim në Derven të Fushë- Krujës aty ku ka filluar puna për ngritjen e shkollës së re ‘’Kastrioti’’ .


    Përmes një video-je në ‘Facebook’, Rama tregoni pamje nga shkolla e parë ku është ngritur një kantier nga 129 të tjera që janë planifikuar në programet e Rindërtimit.

    Ai deklaroi se me këtë shkollë hapet seria e ndërtimit nga themelet të këtyre shkollave teksa për atë të Dervenit ka thënë se nga stallë do të jetë një godinë me kushte europiane.

     Postimi i plotë:

    #TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

    RINDËRTOJMË ? BASHKË

    Derven, Fushë-Krujë: Nis puna për ndërtimin e shkollës së re “Kastrioti” dhe kopshtit të integruar si objekt më vete në hapësirën e saj, pas shkatërrimit të 26 nëntorit?

    Hapet me këtë objekt, seria e kantiereve të Rindërtimit nga themelet të 129 shkollave, të cilat do të rilindin me standarde arkitektonike e arsimore shembullore, në përputhje me standartet europiane, mbi rrënojat e ngrehinave të shëmtuara e të degraduara që shkatërroi tërmeti????

    #THEMIATËQËBËJMË dhe #BËJMËATËQËTHEMI.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!