Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi në seancën plenare ka folur në lidhje me bllokadën tremujore që ka ndodhur në ekonomi për shkak të pandemisë.
Abrashi ka theksuar se në një situatë të rëndë është sektori privat i cili ka mbetur i bllokuar tash e tre muaj.
“Tre muajt e fundit që kemi qenë të bllokuar nga Covid 19, stafi civil i ka marrë rrogat ndërsa sektori privat 80 për qind ka qenë i blloku. Unë ju them se duhet t’i lemë ndarjet dhe të flasim për këtë sektor”.
“Qeveria paraprake përkundër që ka proklamuar pakon prej 180 milion euro pagat e muajit mars janë paguar ndërsa ato të muajit Prill as nuk kanë filluar. Nuk e kuptoj qysh deputetët e VV-së një projekt që e kanë propozuar vetë në fund nuk e përkrahin” tha Abrashi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.