Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po trajtohen 31 pacientë të prekur nga coronavirusi.
Infektologu Valbon Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë se gjendja e tyre, në përgjithësi, është stabile.
Sipas tij, shtatë pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, tre pacientë janë në repart intensiv, në gjendje të rëndë, derisa njëri prej tyre është në gjendje më kritike.
Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 1,298 raste me coronavirus.
Prej tyre, 31 pacientë kanë humbur jetën.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga coronavirusi arrin në 913.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.