×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti tregon se a do t’i shkarkojë qeveria e tij bordet e emëruara nga Kurti

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 13:27

    Ish-Qeveria Kurti shkarkoi disa borde të ndërmarrjeve publike, çka ngjalli jo pak reagime


    Për këtë çështje sot është pyetur kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka pohuar se do t’i analizojë me kujdes të gjitha vendimet e marra nga ish-qeveria e kaluar.

    “Tash, siç ju thash dhe më herët, është java e parë e punës time. Nuk jemi këtu për të shkarkuar njerëz, por do të analizojmë me kujdes të gjitha vendimet që janë marrë, për t’u siguruar që janë në përputhje me ligjin. Është evidente që disa nga këto vendime kanë qenë edhe të motivuara politikisht, siç ka qenë rasti që seanca ka qenë duke u zhvilluar në kuvend për zgjedhjen e qeverisë së re, ndërkohë qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje dhe ka shkarkuar borde dhe njerëz. Do t’i analizojmë, çdo gjë do të bëhet në përputhje me ligjin”, ka thënë Hoti në një intervistë për REL.

    Kujtojmë se ish-qeveria Kurti ishte kritikuar jashtëzakonisht shumë për shkarkim të brodeve të ndërmarrjeve publike, pasi në bordet e përkohshme kishte vendosur disa njerëz të partisë së tij. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!