×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrugët e ndryshme të vëllezërve Hoti: Njëri hoxhë e tjetri Kryeministër

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 14:17

    Bajram Hoti është vëllai i Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti.Për dallim nga vëllau i tij politikan Bajrami i shërben me qejf dhe vullnet fesë islame .Ai është imam në një xhami në Rahovec.


    Familja e Kryeministrit Avdullah Hoti vjen nga fshati Ratkoc të Komunës së Rahovecit.

    Babai i Kryeministrit quhej Halim Hoti (i cili ka vdekur vitin e kaluar), ka lënë pas tetë fëmijë. Tri vajza dhe pesë djem.

    Bajrami ashtu si edhe kryeministri është i përkushtuar ndaj punës së tij në krye të xhamisë në Rahovec. Që nga vdekja e babait të tyre në tetor të vitit 2019 Bajrami kujdeset për nënën e tij, dhe është shumë krenar për arritjet e vëllait të tij politikan.

    Pas zgjedhjes së Avdullah Hotit kryeministër Bajram Hoti është shprehur krenar dhe i lumtur për vëllanë e tij.

    “Falënderojmë zotin që kemi një vëlla të tillë. Dhashtë zoti të ja japë të mbarën dhe ta bekojë zoti popullin e Kosovës”, kishte thënë ai.

    Bajrami është një njeri i përkushtuar nga familjes dhe fesë.Një kërkim i thjeshtë në rrjetet e tij sociale vë në pah përkushtimin që ka ndaj detyrës së tij si imam dhe si familjar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!