×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Lufta” me Covid 19, Shqipëria renditet e treta nga fundi mes vendeve evropiane

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 14:23

    Një studim ndërkombëtar në lidhje me vendet e sigurta nga pandemia e covid19, e rendit Shqipërinë në vendin e 88 nga 200 vendet e botës.


    Ajo që vihet re është fakti se vendi ynë renditet i tretë nga fundi në Evropë.

    Ky studim merr për bazë disa faktorë si efikasiteti i qeverisjes, gatishmëria e sistemit shëndetësor, monitorimi dhe evidentimi i rasteve, apo përgatitja e emergjencave.
    Shqipëria renditet më mirë vetëm se Maqedonia e Veriut.

    Shqipëria regjistron rezultatin më të dobët në monitorimin dhe evidentimin e rasteve, ku renditemi të 98-tët në botë.

    Rezultati më i mirë ndërkohë shënohet në indikatorin që i referohet gatishmërisë së sistemit shëndetësor, ku renditemi të 57-ët në botë.

    Në nivel global, në vend të parë, si vendi më i sigurt ndaj Covid-19 klasifikohet Zvicra, e ndjekur nga Gjermania dhe Izraeli.

    Edhe pse nga ana e qeverisë shqiptare është folur për një sukses në luftën me pandeminë covid19, ky studim e nxjerr Shqipërinë të renditur mjaft dobët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!