×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi miraton ndryshimin e deficitit buxhetor, VV e PDK votojnë kundër

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 14:29

    Ka kaluar propozimi i qeverisë për tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit, nuk rrezikohen pagat e sektorit publik.


    Me 59 vota për, 41 kundër ka kaluar propozimi i qeverisë për shqyrtimit e vendimit për ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit, si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm.

    Para këtij vendimi u bë një diskutim i gjatë në mes të deputetëve, dhe në një rast ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka paralajmëruar se në rast të mos votimit të këtij tejkalimi rrezikoheshin të uleshin pagat në sektorin publik.

    Kundër këtij propozimi kanë votuar deputetët e PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!