×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK vendos flamurin e UÇK-së dhe atë kombëtar në zyrat e Qeverisë

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 15:17

    Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, është parë në shoqërimin e dy deputetëve të partisë së tij, Daut Haradinaj e Pal Lekaj në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.


    Por, ajo që bie në sy është pozimi pranë flamurit kombëtar me logon e UÇK-së. Fotografia është publikuar në faqen e Grupit parlamentar të AAK-së dhe është shpërndarë nga Daut Haradinaj.

    Pak ditë më parë u përfol heqja e flamurit nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, por duket se flamuri i UÇK-së është rikthyer përsëri në vendin e vet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!