Shtetet e Kuintit u kanë bërë thirrje politikanëve kosovarë që të lënë anash gjuhen fyese dhe kërcënuese.
Në një deklaratë të përbashkët, shtetet e fuqishme thonë se forma e shprehjes së politikanëve kosovarë është e papranueshme dhe se qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë.
“U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës të diskutojnë lidhur me sfidat dhe mundësitë e shumta me të cilat përballet Kosova pa fyerje dhe kërcënime. E ardhmja demokratike e Kosovës varet nga zgjuarsia e udhëheqësve të saj për të vënë një shembull pozitiv të diskursit shoqërorë dhe respektimin e lirisë së shprehjes.
Çdo formë e gjuhës nxitëse, e në veçanti sulmet personale që synojnë promovimin e objektivave politike, mund të kontribuojnë në një atmosferë që inkurajon akte dhune. Qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë”, thuhet në komunikatën e shteteve të Kuintit.