Gjatë qëndrimit zyrtar në Luginën e Preshevës, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi edhe një takim me Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.
Në një reagim në Facebook, Ministri në detyrë Cakaj theksoi se, me Kryetarin e Komunës së Bujanocit, ndanë të njëjtën bindje, atë të bashkimit të brendshëm të faktorit shqiptar, si një parakusht i forcimit të tij.
“Ndaj, do të vazhdojmë me qasje të bashkërenduar e me bashkëpunim sistematik në të mirë të Luginës e shqiptarëve në përgjithësi.”- u shpreh Cakaj në reagimin e tij.
Sipas Kryediplomatit Cakaj, edhe pse ka disa parti politike shqiptare, duhet të ketë vetëm një faktor politik shqiptar.
Më tej, Ministri në detyrë Cakaj vizitoi edhe disa vende me rëndësi të veçantë për zhvillimin e qytetit, të cilave u zotua se do të kenë mbështetjen e qeverisë shqiptare pa kursim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.