×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq thotë se Serbia është e gatshme për bisedime, por njohja reciproke nuk është në agjendë

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 16:41

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se shteti i tij është i gatshëm të bisedojë me Kosovën “pa afate” dhe “në mirëbesim”, por se sipas tij njohja reciproke nuk është në agjendë.


    “Jemi të gatshëm për bisedime por… s’ka flamur të bardhë”, i ka thënë ai në një intervistë Reutersit.

    Sipas tij, dialogu është i mirëpritur nëse është dialog, gjatë të cilit mund të shihet çfarë është e mundur, për çfarë mund të ketë kompromis.

    “Besojmë se është në interesin e Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare që të flitet për qarkullimin e lirë të kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve”, ka thënë ai.

    Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë u ndërprenë më 2018.

    Presidenti serb gjatë kësaj interviste po ashtu ka thënë se shteti i tij do të ketë një qasje të balansuar kur janë në pyetje raportet me BE-në, Rusinë dhe Kinën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!