×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër Kuvendi mban seancë solemne për Ditën e Çlirimit

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 18:24

    Kuvendi i Kosovës të premten do të mbajë seancë solemne për Ditën e Çlirimit që zyrtarisht njihet si Dita e Paqes.


    Të premten me fillim prej orës 11:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne për nder të Ditës së Çlirimit e cila zyrtarisht njihet si Dita e Paqes, shkruan lajmi.net.

    Përmes një komunikate, kuvendi ka njoftuar se nuk do të ketë prezencë të medieve për shkak të gjendjes me pandeminë, ndërkaq ballkoni ku zakonisht qëndrojnë mediet, do të jetë në dispozicion të deputetëve, në mënyrë që të respektohet distanca fizike.

    “Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, vazhdon të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur”, thuhet në njoftim

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!