Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë një tjetër akuzë në lidhje me ish-kryeministrin Albin Kurti, teksa tha se nuk e ka kuptuar asnjëherë urrejtjen e këtij të fundit për Shqipërinë.
Kreu i shtetit kosovar tha përballë gazetarit Sokol Balla në emisionin “Real Story” në ‘News24’ se nuk arrin që të kuptojë afrimin dhe dashurinë e Kurtit për Serbinë, duke marrë shkas nga vendimi i tij për të mbyllur kufirin me Shqipërinë në kuadër të masave anti-covid.
“Unë prej 22 vitesh në këtë periudhë kohe jam ballafaquar me fushë-beteja me policinë e Serbisë dhe ne fushë-beteja diplomatike në vende të ndryshme të botës. Kam pasur përgjegjësitë e mia kushtetuese e ligjore. Është paradoksale që të mbyllet kufiri me Shqipërinë dhe të hapet gjithçka në raport me Serbinë dhe të futet gjithkush nga aty. Unë se kuptoj pse erdhi ai vendi. E kam këshilluar dhe sugjeruar që nuk duhet të ndodh. E kam këshilluar që të jetë i kujdesshme me Serbinë dhe të hapet aq shumë (Kurtin). Që të futen dhe njërës të strukturave të shtetit dhe të destabilizohen Kosovën. Ka ndodhur në Veri të Kosovës. Nga ana tjetër nuk është i justifikuar atë ego, apo inat politik që mund të ketë dikush në Kosovë me Shqipërinë. Kjo është e rrezikshme. S’e kuptoj këtë urrejtje të Kurtit me Shqipërinë. Maltratimi dhe mbyllja e kufirit për të hyrë në Kosovë, kjo është shumë e gabuar. Kjo është me elemente të panevojshme dhe me qëndrime urrejtjeje”, tha Thaçi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.