×
  • Lajme
  • Lajme

    Pal Lekaj e krahason Albin Kurtin me Enver Hoxhën

    Reporteri
    12 Qershor 2020 | 8:32

    Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë kohës sa ishte kryeministër në detyrë, i ka përshëndetur protestuesit sikur në kohën e Enver Hoxhës.Lekaj ka thënë se po të ishte Kurti i ndërgjegjshëm, do të kishte zbritur poshtë tek qytetarët dhe jo t’i përshëndesë ata nga largësia.


    “Më ka shkuar në mend sikur në kohën e xhaxhit Enver apo ish liderëve komunistë që i kanë përshëndetur prej lartësisë qytetarët dhe nuk kanë qenë pjesë përbërëse e tyre”, tha ai.

    “Ka dhënë një mesazh jo shumë të mirë. Unë mendoj se në atë mënyrë edhe e ka bërë sepse po të ishte i ndërgjegjshëm do të kishte zbritur poshtë për hir të qytetarëve që i ka ftuar vet – t’i përshëndesë nga ballkoni ta jep një përshtypje të tillë”, shtoi Lekaj.“Vet figura që e kemi parë të gjithë ma ka dhënë një përshtypje të tillë. Asnjëherë nuk i atakoj qytetarët, ata e kanë të drejtën e tyre që ta mbështesin çdo individ”, tha tutje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!