×
  • Lajme
  • Botë

    Plazhi i famshëm Copacabana, shndërrohet “në një varrezë masive”

    Reporteri
    12 Qershor 2020 | 9:20

    Plazhi i famshëm në Rio de Janeiro, Copacabana, u shndërrua “në një varrezë masive”, pasi një organizatë lokale zhvilloi një protestë ndaj qeverisë, e cila po akuzohet se nuk po përgjigjet si duhet ndaj pandemisë së coronavirusit.


    Anëtarët e një organizate jo qeveritare filluan të gërmojnë njëqind varre në rërë, vendosën disa kryqe dhe flamuj të Brazilit për të theksuar numrin e lartë të vdekjeve nga COVID-19.

    Brazili renditet pas Shteteve të Bashkuara sa i përket numrit të infektimeve dhe kaloi Italinë me numrin e viktimave.

    https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/260460985271829/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!