Edhe 2 viktima e 164 raste të reja me COVID-19 janë shënuar të premten në Maqedoninë e Veriut.
Këto shifra kanë dalë nga 1045 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit pacientët që kanë vdekur janë nga Shkupi dhe nga Tetova.
Ndërkaq 12 pacientë janë regjistruar si të shëruar. Sipas qyteteve tre pacientë të shëruar janë nga Shkupi, gjashtë nga Prilepi, një nga Struga, një nga Velesi dhe një nga Vinica.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin Maqedoninë e Veriut shkon në 3701, prej të cilëve 1694 janë shëruar kurse 171 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.