Ditën e sotme Partia Demokratike reagoi sërish për çështjen e kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj.
Pasi Prokuroria mbylli hetimet, nga ku doli në përfundimin se ai ka qenë i dënuar, por ligji nuk e penalizon të ushtrojë detyrën, PD i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mblidhet dhe t’i heqë mandatin kryebashkiakut Malaj, pasi është subjekt i ligjit të Dekriminalizimit.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi për këtë çështje i është drejtuar më një letër ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, dhe ambasadorit të BE, Luigi Soreca.
Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi para 3 ditësh dënimin për armëmbajtje pa leje të kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj.
Në përgjigjen që i kthen Partisë Demokratike, Prokuroria thotë se kryebashkiaku i Matit në mars të 1999 është përfshirë në një debat gjatë të cilit ka përdorur edhe armën, duke plagosur në këmbë një tjetër person. Për këtë shkak, në korrik të atij viti, Gjykata e Matit e ka shpallur fajtor për armëmbajtje pa leje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.