×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Reforma Zgjedhore në Shqipëri, dyfishohet financimi nga buxheti i shtetit për partitë

    Reporteri
    12 Qershor 2020 | 23:54

    Gjetjen e mirëkuptimit e patën më të lehtë kur diskutuan për financimin e partive në fushatë dhe reklamat e forcave politike në media.


    Palët në Këshillin Politik ranë dakord që formula e parave që do të marrin për zgjidhje, të nisë nga një dyfishim i mbështetjes financiare nga buxheti i shtetit vitin e ardhshëm.

    Edhe media do përfitojë nga paratë e partive, pasi rekomandimi i Këshillit të Europës për të ndaluar reklamat në fushatë zgjedhore, u injorua me konsensus nga politika shqiptare.

    Pritet ende të detajohet propozimi i PD par n/komisionerin e KQZ-së. Të hënën, ekspertëve iu është lënë
    afati final për të bërë të gjitha ndryshimet e kërkuara në kod, në respekt të marrëveshjes zgjedhore. Por demokratët thanë se puna e Këshillit Politik do të vazhdojë.

    Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës, Rudina Hajdari kërkoi që marrëveshjes t’i shtohen edhe
    elementë të tjerë, si listat e hapura dhe numërimi elektronik në zgjedhje./A2/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!