Anulohet hapja e transportit publik për në 15 Qershor. Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli tha se për shkak të situatës nga Covid-19, hapja e transportit publik do të shtyhet me 1 javë.
“Kemi vendosur të shtyhet për të paktën një javë hapja e transportit publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike“.
Sipas Rakacollit, edhe pse ditët e fundit ka një rritje të numrit të të infektuarve me Covid dhe atyre të hospitalizuarve, ekspertët e Komitetit Teknik e vlerësojnë situatën të qëndrueshme.
“Kjo rritje e numrit ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilencës, shkujdesjes dhe mos respektimit të rregullave të distancimit fizik në aktivitetet e jetës së përditshme. Pas shqyrtimit të të gjithë treguesve në rastet e reja ditore, situtën në spitale dhe pacientët në terapi intensive, Komiteti Teknik vlerëson se situata mbetet e kontrolluar. Kemi vendosur të mos ketë hapa prapa në strategjinë e rihapjes“.
Megjithatë, ekspertët rekomandojnë mbajtjen e distancës, si dhe përdorimin e maskës, për të frenuar përhapjen e koronavirusit./tvklan
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.