×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj uron Ditën e Çlirimit të Suharekës: 21 vite prej kur UÇK ngadhënjeu mbi ata që donin zhdukjen tonë

    Reporteri
    13 Qershor 2020 | 9:58

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Çlirimit të Suharekës, duke thënë se u bënë 21 vite prej kur ata që mbajtën nën robëri popullin u larguan nga kjo anë.


    Haradinaj ka thënë se dashuria e madhe për liri e dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së ngadhënjeu kundrejt atyre që donin zhdukjen e popullit shqiptar.

    “U bënë njëzetenjë̈ vite prej kur ata që mbajtën nën robëri këtë popull me dekada u larguan nga Suhareka. Dashuria e madhe për liri e dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, ngadhnjeu kundrejt atyre që donin të zhduknin popullin shqiptar”, ka shkruar Haradinaj.

    Haradinaj është shprehur falënderues për ndihmën e shteteve perëdimore, ndërsa ka kërkuar drejtësi për viktimat që e pësuan nga kjo luftë.
    “Gjithmonë falënderues ndaj ndihmës së aleatëve ndërkombëtarë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithmonë në kujtim të të rënëve. Gjithmonë në kërkim të drejtësisë për viktimat e pafajshme. Urime Dita e Çlirimit, Suharekë!”, ka shkuar kryetari Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!