Suksesi kërkon një vullnet të fortë, durim dhe shumë punë të palodhur.
Disa njerëz besojnë se janë të paracaktuar për të qenë të suksesshëm, ndërsa të tjerë besojnë se ata janë thjesht të pafat dhe të paaftë për të fituar sukses. Realiteti është se qëndrimi është ajo që e bën një fitues ose humbës, transmeton Telegrafi.
Cili është ndryshimi midis njerëzve të suksesshëm dhe të pasuksesshëm? Zakonet dhe vendimet e tyre. Nëse rregulloni mendimet dhe veprimet tuaja me njerëz të suksesshëm, do të vini re një ndryshim dramatik në jetën tuaj!
“Njerëzit e suksesshëm bëjnë gjithçka që njerëzit e pasuksesshëm nuk duan të bëjnë!” – John Paul Dejorla
Këtu janë gjashtë ndryshimet kryesore midis njerëzve të suksesshëm dhe të pasuksesshëm:
Njerëzit e suksesshëm komplimentojnë të tjerët, ndërsa të pasuksesshëm vetëm kritikojnë.
Njerëzit e suksesshëm lexojnë gjatë gjithë kohës, ndërsa të pasuksesshmit kalojnë pjesën më të madhe të kohës përpara TV.
Njerëzit e suksesshëm përqafojnë ndryshimin, ndërsa të pasuksesshmit tmerrohen prej saj.
Njerëzit e suksesshëm përdorin gjithë kohën e tyre për të mësuar gjëra të reja, ndërsa njerëzit e pasuksesshëm besojnë se dinë gjithçka.
Njerëzit e suksesshëm i pranojnë gabimet e tyre dhe mësojnë prej tyre. Njerëzit e pasuksesshëm fajësojnë njerëzit e tjerë për gabimet e tyre.
Njerëzit e suksesshëm vendosin qëllime dhe bëjnë plane për të arritur qëllimin e tyre. Njerëzit e pasuksesshëm nuk i vendosin qëllimet.
Njerëzit e suksesshëm janë më transparentë dhe ata dëgjojnë përpara se të flasin. Ata gjithmonë motivojnë të tjerët që të kenë sukses dhe të rriten. Ata nuk kanë frikë të ndërmarrin rreziqe dhe janë të guximshëm të hidhen në të panjohur. Njerëzit e suksesshëm nuk kanë frikë nga dështimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.