Një tentim vrasje është raportuar në Mitrovicë gjatë ditës së djeshme.
Përkatësisht, një burrë nga kjo komunë ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga tre persona.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiksuar pesë fishekë të kalibrit 6mm.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë fishekë të kalibrit 6mm. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kishte plagë në kokë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.