×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagime nga zyra e Agim Veliut, kritikojnë ish-ministrin Vitia për tubimin e djeshëm të VV’së

    Reporteri
    13 Qershor 2020 | 12:17

    Shefi i kabinetit të Agim Veliut në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj, ka kritikuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për pjesëmarrjen dhe fjalimin e tij në manifestimin e Lëvizjes Vetëvendosje, që u mbajtë të premten në Prishtinë.


    Në një shkrim në Facebook, Gecaj, e ka quajtur papërgjegjësi totale rrëzikimin e popullatës në formë të tillë, teksa kritikoi ish-ministrin Vitia.

    Në tubimin e djeshëm të VV’së kanë marrë pjesë qindra qytetarë të cilët s’kanë respektuar fare rekomandimin e IKSHPK-së për mbajtjen e distancës sociale.

    Një gjë e tillë ka nxitur reagime të shumta edhe të institucioneve të shtetit.

    Shkrimi i plotë:

    Njeriu udhëheqë me shembullin personal (one leads by example)!

    Rrezikimi i popullatës në këtë mënyrë është papërgjegjësi totale, e në veçanti kur kjo bëhet për arsye politike! Papërgjegjësia shumëfishohet për profesionistët!

    https://www.facebook.com/bajram.gecaj.1/posts/618849399007136

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!