Ish-Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila humbi zgjedhjet e fundit presidenciale në Kroaci, ka gjetur punë të re.
Që nga data 17 korrik, ajo pritet të bëhet pjesë e Bordin Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Kolinda Grabar-Kitaroviq do të bëhet një nga 105 anëtarët e trupit që menaxhon sportet botërore.
Përveç Kolinda Grabar-Kitaroviq, Kroacia ka një përfaqësues tjetër në krye të organizatës Olimpike.
Sipas organizatës, anëtarët e bordit nuk kanë rrogë, atyre u paguhen shpenzimet e udhëtimit dhe shpenzimet tjera deri në 900 dollarë në ditë, dhe gjithashtu ata kanë të drejtë që të punësojnë edhe një asisent për nevojat e tyre.
Kolinda Grabar-Kitarović do të marrë 900 dollarë çdo ditë, nëse Komiteti Olimpik e dërgon atë në një udhëtim pune, transmeton arbresh.info.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.