×
  • Lajme
  • Lajme

    Plazhet e Budvës mbushen me pushues, nuk mungojnë as kosovarët

    Reporteri
    13 Qershor 2020 | 13:11

    Komuna e Budvës në Mal të Zi është vërshuar këtë të shtune nga turistë të huaj.


    Ndonëse Podgorica zyrtare është një nga vendet e goditura nga koronavirusi, pushuesit nuk ka hezituar të shkojnë në plazhe.

    Indeksonline ka siguruar disa fotografi ku shihen plazhet me pushues, përfshirë edhe ata nga Republika e Kosovës.

    Rritja e numrit të vizitorëve në plazhet e Evropës Veriore pas lehtësimit të masave kufizuese dhe temperaturave të larta, ka alarmuar zyrtarët dhe ekspertët.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se duhet ende shumë kohë që kjo pandemi të largohet dhe u ka bërë thirrje qeverive e qytetarëve që të adoptojnë sjellje që minimizojnë transmetimin e Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!