Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë të shtunën se qytetarët e Serbisë “sigurisht do të përkrahnin” propozimin për demarkacion me Kosovën. Daçiq ka folur për “Prva TV”, ndërsa ka theksuar se dialogu me Kosovën do të vazhdojë menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi.
“Ajo nuk është diçka që e kemi, është diçka për të cilën duhet të luftojmë. Ne nuk kemi pushtet faktik në Prishtinë, e ata nuk kanë pushtet faktik në veri të Kosovës. Vlerësohet se bashkësia ndërkombëtare dhe Prishtina nuk duan ta japin as atë. Ne kemi bërë që të tërhiqen 18 njohje të Kosovës, ata tani nuk kanë shumicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Daçiq, raporton “Danas”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.