Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, sot me disa shqiptarë të Luginës ka diskutuar për problemin e rëndë, siç e ka quajtur ai, të pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi.
Ai tha se është e domosdoshme që të përpilohet një strategji afatgjate për të ruajtur faktorin shqiptar në Serbi.
“Në Medvegjë u takuam me këshilltarët komunalë shqiptarë dhe drejtuesin e Grupit Qytetar “Të gjithë për Medvegjën”, z. Muharrem Salihu ???! Folëm për nevojat e shqiptarëve në Medvegjë, rëndësinë e punës së përbashkët në ngritjen e problemit të rëndë të pasivizimit të adresave dhe domosdoshmërinë e përpilimit të një strategjie afatgjatë në shërbim të ruajtjes së faktorit shqiptar atje”, shkroi Cakaj.
“Po ashtu, së bashku vizituam edhe disa shkolla, ndërmarrje dhe qendra të tjera në Medvegjë me rëndësi të posaçme për zhvillimin e jetës së bashkëkombësve tanë!”.
Problemin e pasivizimit të adresave së shqiptarëve e kishte parashtruar edhe kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, që tha se shteti serb po bën spastrim etnik të shqiptarëve në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc duke i fshirë nga regjistrat civilë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.