×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja e Jashtme telefonon Gent Cakajn: Do jemi krah për krah në realizimin e detyrave tona shtetërore e kombëtare

    Reporteri
    13 Qershor 2020 | 17:05

    Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakajn, me të cilin kanë biseduar për raportet Prishtinë-Tiranë.


    Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë kryediplomatja kosovare, duke thënë se raportet Kosovë-Shqipëri nuk lëkunden nga themelet e forta që u janë vendosur, shkruan Reporteri.net.

    “Kam zhvilluar një bisedë të ngrohtë telefonike me homologun tim shqiptar, z.Gent Cakaj. Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri nuk lëvizin nga themelet e forta që na mbajnë bashkë në çdo kohë. Roli i Shqipërisë ka qenë ndër shtyllat kryesore të mbijetesës sonë në shekullin e kaluar, të çlirimit dhe pavarësisë”, thuhet në njoftimin e ministres.

    Haradinaj-Stbulla thotë se me Cakajn kanë biseduar edhe për bashkërendimin e veprimeve për të realizuar detyrat shtetërore drejt integrimit në strukturat euro-atlantike.

    “Me z.Cakaj rikonfirmuam vullnetin që bashkarisht, si dy shtete, do jemi krah për krah në realizimin e detyrave tona shtetërore e kombëtare, e poashtu edhe gadishmërinë e realizimit të vizionit euro-atlantik të vendeve tona”, përfundon ajo.

    Ministrja e jashtme dje ndërkohë ka zhvilluar 3 biseda telefonike me Mattheë Palmer, ish-sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright dhe ish-gjeneralin, Wesley Clark.

    https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/photos/a.105846657828069/116092506803484/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARDqa0tRlc9cumGChHMvKBaBn9xf1hhkO8ukoFCMOX7I8AGTcwJ52odZnjPwKj5LMoH_kS9cGZb4K_LTh2XeLGeknz4vuqTxmQfz1f3GeFcrUYf6F1qjpqG1HncK8-aoCJtc2CUv6Wi0OQb8Vd6cdMhkhQm1zXF5vk8k_X9alYcZa_MHGHtaOITJ8IBOYF94LPUXW-8URyH5W_MzcFiFhbEhhiXBbH5fMfXMs-wwIoBLbsfHFq35rWBsixQ96etMpjHBnSP8FnfmhZWdyyJdyAcnGZCVeGtz3ggVblNx6w_bDN9jQfcL-du2YtD2YnMVHN049hBALGs8mvkyoeX5d3w&__tn__=-R

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!