Komuna e Prishtinës është e treta për nga numri i të infektuarve me koronavirus, por e dyta për nga numri i rasteve aktive, e cila ka kaluar Prizrenin.
Deri tani në Kosovë janë testuar mbi 17 mijë persona, ku prej tyre pozitivë kanë rezultuar 1 mijë e 384 persona, me gjithsej 32 raste të vdekjes.
Komuna më e prekur mbetet Vushtrria me 178 raste, pastaj Prizreni me 155 dhe Prishtina me 150 raste.
Komunat të cilat kanë numër treshifror të të infektuarve me koronavirus janë Vushtrria me 178, Prizreni me 155, Prishtina 150, Ferizaj me 134. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.