×
  • Lajme
  • Lajme

    MASHTI merr vendim: Mësimi plotësues për Testin e Maturës mbahet online

    Reporteri
    13 Qershor 2020 | 18:40

    Ministri i Arsimit, Shkencës, Tekologjisë dhe Inovacionit, Ramë Likaj ka marrë vendim që mësimi plotësues i ambientimit dhe përgatitjes së nxënësve për Testin e Maturës për klasët e 12-ta të mbahet në formën online (mësim në distancë).


    Këtë vendim, ministri Likaj e ka marrë pas konsultimeve gjatë ditës së sotme me Ministrinë e Shëndetësisë, ekspertët e IKShP-së, kryetarët e komunave dhe Kolegjiumin e Drejtorëve Komunal të Arsimit.

    Në komunikatën për media të MASH-it thuhet se mësimi plotësues për klasat e 12-ta, sipas këtij vendimi, do të fillojë të Hënën, me datë 15.06.2020, në formën online (mësim në distancë).

    “Me Kalendarin e përshtatur të përfundimit të vitit shkollor 2019/2020 në rrethana të pandemisë COVID-19 ishte paraparë që të mbahet mësim përgatitor në shkolla, por vendimi për formën online të mësimit është marrë me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik. Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) janë obliguar që ta zbatojnë këtë vendim deri në një vendim tjetër”, thuhet në komunikatë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!