Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, së bashku me ministren e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, kanë takuar sot presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.
Tahiri tha se tema e diskutimit ishte integrimi euro-atlantik i Kosovës dhe Shqipërisë.
“Takim vëllazëror dhe shumë miqësor me Presidentin e Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta. Rikonfirmuam lidhjen tonë të fortë historike e politike, e cila do të mbetet udhërrëfyes i rrugëtimit tonë Euro-Atlantik”, shkruan Tahiri.
Kujtojmë se Tahiri u bë zëvendëskryeministër i parë si rezultat i koalicionit të ri qeverisës në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.
Kjo pasi qeveria para saj, ajo e Kurtit, u shkarkua pasi u votua mocioni i votëbesimit i iniciuar nga partneri i saj, LDK’ja.
Gjithashtu, pjesë e kësaj qeverie u bë edhe Meliza Haradinaj, ku mori postin e kreut të Ministrisë së Jashtme.
https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/posts/10157112495971611
/Reporteri.net/