×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 8:10

    Këto do të jenë ngjarjet kryesore të ditës së sotme:


    Me rastin e shënimit të Festës së “14 Qershorit” Ditës së Çlirimit të Rahovecit, Komuna e Rahovecit organizon homazhe në të gjitha vend rëniet e dëshmorëve, merr pjesë kryetari i Rahovecit Smajl Latifi. (Në të gjitha vendrëniet në Komunën e Rahovecit, ora 09:00)

    Kjo është agjenda:

    11:00-Kuvendi komunal i Rahovecit mban seancë solemne

    14:00-Vendoses pllaka në shtëpitë bazë të UÇK –së, (Rahovec dhe fshati Fortesë).

    16:00-Komuna e Rahovecit organizon aktivitetin art në natyrë. (Parku i qytetit, Rahovec)

    Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Gjakovës, kryetari i Komunës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë do të bëjë homazhe tek:

    1. Lapidari “Shokët e Lirisë” në qendër të qytetit;
    2. Varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve pranë varrezave të qytetit;
    3. Varrezat e Martireve në Meje;
    4. Kompleksi i Martirëve në Çabrat dhe
    5. Shtatorja e Heroit Agron Rama

    Homazhet fillojnë nga ora 10:00 dhe vazhdojnë sipas renditjes në agjendën më lart.

    Në kuadër të 14 Qershorit- Ditës së Çlirimit të Komunës së Obiliqit, do të bëhet vënia e gurthemelit për ndërtimin e Bibliotekës së Qytetit. (Në hapësirën përballë Shtëpisë së Kulturës “Xhavit Haziri”, Obiliq, ora 12:45) /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!