×
  • Lajme
  • Lajme

    Disa pjesë të Prishtinës sot do të mbesin pa ujë

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 8:40

    Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, do të ketë intervenim në gypin e ujit nga çeliku me diametër fi 600 mm, që vjen nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.


    Ujësjellësi thotë se, “intervenimi në vazhdimin e riparimit të tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit është i domosdoshëm për një funksionim të mirëfilltë dhe do të fillojë në orët e hershme të mëngjesit”, transmeton kp.

    Zonat që do mbesin pa ujë të pijshëm përgjatë intervenimit:

    Nga ora 04:00 deri në orën 10:00 pa ujë mbesin: Graçanica, Prishtina në këto zona (Zona Qendër e lagjes Bregu i Diellit, pikat e larta furnizuese të lagjes Mati 1 në tërësi.

    Nga ora 04:00 deri në orën 17:00 pa ujë mbesin: Hajvalia, Çagllavica dhe Miradia. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!