×
  • Lajme
  • Botë

    Sulm në Bronx të Nju Jorkut, vritet një vajzë 19-vjeçare dhe plagosen 3 persona

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 10:09

    Një vajzë është vrarë dhe tre persona të tjerë janë plagosur pasi dy të armatosur hapën zjarr ndaj një grupi të adoleshentëve që po e festonin përfundimin e vitit shkollor.


    Viktima është identifikuar si Tayna Johnson, 19-vjeçare. Ajo kishte qenë me disa adoleshentë, kur dy persona dolën nga një vetyrë dhe filluan të qëllonin me armë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

    Pavarësisht se u dërgua në spital, mjekët nuk arritën ta shpëtonin vajzën. Ajo u qëllua disa herë me armë.

    Në mesin e personave të plagosur janë një djalë 15-vjeçar, një 16-vjeçar dhe një tjetër 24-vjeçar. Raportohet se tre personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetë.

    Policia beson se cak i sulmuesve ishte njëri nga djemtë, por vajza e vrarë e pësoi aksidentalisht nga të shtënat.

    Dy sulmuesit ikën nga vendi i ngjarjes me një vetutë të tipit BMW ngjyrë hiri. Policia thotë se motivi i sulmit është i panjohur, por mund të jetë i lidhur me bandat. Deri më tani nuk është arrestuar asnjë person në lidhje me këtë rast. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!