×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtuesit e Komunës së Ulqinit, vijnë nesër në Prishtinë ta prezantojnë ofertën verore 2020

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 14:22

    Mali i Zi e ka shpallur një fitore kundër coronavirusit. Nga të gjitha vendet e Ballkanit, ai ka shënuar më së voni raste me coronavirus dhe atje kanë filluar të hiqen të gjitha masat kufizuese duke fituar kështu betejen me COVID-19, shkruan Reporteri.net.


    Ulqini, destinacioni i shumë kosovarëve për pushime verore, është hapur.

    Kryetari i kësaj komune, Loro Nrekiq, vjen nesër në Prishtinë për ta prezantuar ofertën verore 2020, masat e ndërmarra rreth COVID-19 dhe shumë e shumë aspekte tjera.

    Takimi do të zhvillohet në Hotel Sirius dhe aty do të jenë përfaqësues të kompanive të ndryshme turistike nga Kosova, kreu i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi dhe shumë zyrtarë tjerë nga Kosova e Mali i Zi.

    “Nesër, nga  ora  10:00, në hotel Sirius në Prishtinë,  Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe Drejtori i Organizatës Turistike së Ulqinit, Fatmir Gjeka, si dhe zyrtarë tjerë nga kjo komunë zhvillojnë një takim informues me zyrtarë institucionalë e biznese të fushes së turizmit, ku edhe prezantohet oferta verore e Ulqinit për vitin 2020”, thuhet në një njoftim derguar medieve. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!