×
  • Lajme
  • Lajme

    88 vjeçari nga Peja pushton Majën e Mariashit

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 18:07

    Mësuesi i respektuar pejan, Jusuf Kryeziu ka arritur të bëhet njeriu më i moshuar që ka arritur të pushtojë njërën ndër majat më të larta në Kosovë.


    Bjeshkatari i shoqatës “Gjeravica” nga Peja, ka vendosur rekordin në moshën 88 vjeçare duke pushtuar ‘Majen e Mariashit’ e cila ka lartësi mbi detar 2533 metra.

    Pavarësisht sfidës së vështirë, Kryeziu 88 vjeçar, pa problemin më të vogël, ka bërë ngjitje 8 km në një drejtim dhe përafërsisht misionin e ka kompletuar pas 4 orësh, me datë 14 qershor 2020, transmeton njeshi.com.

    Ngjitja është realizuar me iniciativën e shoqatës bjeshkatare “Gjeravica” nën përkujdesjen e Raif Gjikollit dhe disa alpinistëve të tjerë pejan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!