×
  • Lajme
  • Botë

    Turqia zbulon ilaçin kundër coroanvirusit, e porosit edhe Rusia

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 18:10

    Shkencëtarët turq kanë prodhuar ilaçin e parë të sintetizuar që do të përdoret kundër koronavirusit të ri, bëri me dije ministri turk i Teknologjisë dhe Industrisë, Mustafa Varank.


    “Është një burim i lumturisë dhe krenarisë që ilaçi ka arritur në fazën e licencimit”, tha Varank në një deklaratë me shkrim, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

    Ilaçi i sintetizuar në Turqi i quajtur “Favipiravir”, i cili përdoret në trajtimin e COVID-19, është zhvilluar në bashkëpunim me Ministrinë e Teknologjisë dhe Industrisë, Ministrisë së Shëndetësisë, Këshilli i Hulumtimeve Shkencore dhe Teknologjike i Turqisë (TUBITAK), Universitetit Medipol në Stamboll dhe kompanisë farmaceutike “Atabay Ilaç”.

    Ekipi prej 32 shkencëtarësh ka zhvilluar ilaçin duke e sintetizuar atë me një lëndë të parë vendase në vetëm 40 ditë.

    Ilaçi i sintetizuar “Favipiravir” është një nga projektet e lançuara në kuadër të Platformës së Turqisë COVID-19, ku janë zhvilluar punime hulumtuese dhe zhvillimore në lidhje me zhvillimin e ilaçeve dhe vaksinave.

    Mustafa Güzel, një nga koordinatorët e projektit, deklaroi se projekti vendas për zhvillimin e ilaçeve është realizuar me bashkëpunim të industrisë dhe akademisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!